Ne te gith e dim se ne jemi SHQIPTAR, dhe Shqiptar do te vdesim !!!.
Afrikani katolik ose Arabi i zi musliman jan Fare e gjak i huaj, ne Shqiptaret kemi tri lloj Religione, Katolik, Musliman, Ortodoks po kem vetem NJE Komb e aj Komb quhet SHQIPTARIA.
Pra jemi Vllezer na lidh Gjaku, Gjuha, Kombi, Historia .
Feja nuk dot thot se asht e keqe, por Asht private.
Feja asht nje lloj edukimi bamirs ne m`bar Njerzimin.
Po njerzt jan te Kqi se e perdorin Fejen per interse Personale(BISNESE) e jo per te madhin Zot !!!!!.
Kja asht e verteta per mua si Bejto Kacabashi,
Shqiptari Musliman asht sikur Shqiptari Katolik, jan permua te njejt se ne Fund te fundit kan nje gjak, Gjuh, Histori Shqiptarie. Ai Njeri qe mundohet ta perqaj Popullin Shqiptar nder Religone dot ta Vret Gjaku i Deshmoreve te Kombit Shqiptar.
Rrnovt Populli Shqiptar dhe e Bekovt Zoti Popullin Shqiptar.
Anton Qeta ti dot jesh gjithmon ne zemrat tona
Lum populli Shqiptar qe te pati, LAVDI
I Madhi e i Shnjti per kombin Shqiptar Anton Qeta,
Bajtim qe ban dhe njeriu qe bajton gjaqe asht i`e shenjt.
Ndigjoni fjalet ne ket video dhe trupi juaj dot terqethet dhe vaji do`tè kaplon.
Zoti President Ibrahim Rugova dot jesh i Perjetshum ne zemrat e popullit Shqiptar. Lum Populli Shqiptar qe te pati. LAVDI
Biografia e Dr. Ibrahim Rugovës
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.
Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Autor i dhjetë librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale më 2002. Poashtu LDK-ja i fitoi edhe zgejdhjet e fundit nacionale të 23 tetorit 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 në bazë të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara në nëntor të 2001, si dhe më 3 dhjetor të vitit 2004 u rizgjodh President i Kosovës në bazë të zgjedhjeve të dyta nacionale të 23 tetorit.
Ibrahim Rugova është edhe kryetar i LDK-së.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.
Në vitin 2004 Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës Senator Nderi nga Fonadcioni panevoprian Coudenhove-Kalergi.
Po në vitin 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë (SHBA) "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit të Tiranës.