Kacabashi  
 
  Albania - Kosova 10.07.2026 16:37 (UTC)
   
 

Albania - Kosova

Ushtria franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin shqiptarë.




Para se te jesh Fehtar te jesh SHQIPTAR. FEJA SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA.




ARDHACAKËT SERBË U BËNË SHTET NË TOKAT SHQIPTARE

3. pjesa e fundit. Shkrim sipas historisë serbosllave (në vija të përgjithshme)

Ky shkrim u është dërguar në gjuhën serbe disa mediumeve serbe si dhe:
B.Tadiçit-Kryesisë së Serbisë,
V.Koshtunicës-Qeverise së Serbisë, si dhe
Tomisllav Nikoliç-Partisë Radikale Serbe.
Shkrimi në gjuhën serbe u është dërguar
D.Rupelit-BE-së si dhe
përfaqësuesit serb të KS të OKB-së, dhe atij ru
kurse në gjuhën shqipe i është dërguar përfaqësuesit shqiptarë te KS të OKB-së,
H.Solanës përf. të BE-së për politikë të jashtme, gjersa të bëhet përkthimi edhe Ban Ki-Mun etj.

- Çka kërkon Serbia ende?!




Regjimet serbe brenda 90 viteve (1788-1878) shpërngulën me dhunë të gjithë shqiptarët që banonin në tërë truallin e Serbisë.
Hist. serbosllave pranon që Ilirët të parët e shqiptarëve kanë qenë banorë te hershëm në G.Ballkanik: Borivoje Drobnjakoviq, Ilirët përfshinin territor të gjerë; truallin e Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore, disa pjesë të Panonisë deri në Vjenë, dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenine.
Hist. serbosllave pranon që Dardanët fis ilir banorë prej Vardarit të epërm, Drini i bardh, Morava e Timoku.
Hist. serbosllave pranon që Kosova në Dardani përfshinte rrethet e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës.
Hist. serbosllave pranon që Serbët kanë ardhur nga Karpatet në Ballkan në shek. VI-VII.
Hist. serbosllave pranon që te shqiptarët Hierarkia kishtare ekziston prej shek.III (me Ipeshkvinë në Ulpianë).
Hist. serbosllave pranon që serbët janë kristianizue prej shek.VIII-IX.
Hist. serbosllave pranon që Kishat serbe janë ndërtuar dhe meremetuar në themelet e kishave shqiptare. Libri, Kosova bot. Beograd 1973 fq. 416 ; Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit....
Hist. serbosllave pranon që shqiptarët janë popull i vjetër i Ballkanit.
Hist. serbosllave pranon që Kosova ka qenë e banuar qysh në kohën e Neolitit prej mileniumit të II-të, përmenden fiset e vjetra ilire.
Hist. serbosllave pranon që Shteti i parë serbë në mesjetë ka qenë Rashka.
Hist. serbosllave pranon që S. Nemanja e ka quajtur veten mbret i serbëve, shqiptarëve, grekëve e maqedonëve, ku perandoria e tij ka qenë e shkurtë(1346-1355), që pas vdekjes së C.Dushanit Balshajt (shqiptarë), formuan principatën e vetë deri më 1385.
Hist. serbosllave pranon që në Betejën e Kosovës(1389) kundër turqve krahas ushtrisë feudale ballkanase kanë luftuar edhe shqiptarët.Vuk Brankoviqi dhëndërr i mbretit Lazër e braktisi betejën me luftarët e vet, ndërsa shqiptari luftoi deri në fund.-Studiuesja ruse J.G.Senkeviç.Ashtu historiani M.Obradoviç shkruan Sulltan Muratin e ka vra M. Kopiliqi (nga Kosova).
Hist.serbosllave pranon që më 6.IV.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Hist. serbosllave pranon që në fund të shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në Pashallëkun e Beogradit.
Hist. serbosllave pranon që edhe pas okupimit serbë të Kosovës 1912-1913 fillon shpërngulja e shqiptarëve sdm. në Turqi dhe kolonizimi më serbë dhe malazezë i Kosovës sdm. në vitet 1918-1941, 1945-1966 dhe në vitet 1990-ta (1918-1966 nga Kosova janë shpërngulë qindra mijëra shqiptarë kurse kolonistë serbë e malazezë kanë ardhur rreth 120.000). Ashtu në vitet e 90-ta shqiptarët shpërngulen dhe Kosova kolonizohet me serbë të ardhur nga Serbia, Bosnja e Kroacia.
Marrëveshja-Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e myslimanëve (Shqiptarëve) nga Serbia Jugore 1938, 1953.
Hist. serbosllave pranon që një pjesë e shqiptarëve janë asimiluar:
Vuk S.Karaxhiq; Balsha ka patur një djalë të quajtur Stracimir. Stevani kishte tre djem; Ivani, Bozhidari dhe Andreja i quajtur Arvanit (Arbanas-trimi).
Në Trshiq kamë dëgjuar këngën, e cila ishte botuar në librin e dytë 36, fq.134-6, se si Knjez Lazari ka dërguar dhëndrin e tij M. Obiliqin te Latinët për të mbledhur haraçin.
Zhivadin Joviçiq: I biri i madh i Stefan Nemanjës-Vukani ka qenë katolik.
Stevan Duçiq-libri, Obicajni plemena Kuca.; Vetë S.Duçiqi kishte prejardhje nga fisi Kuç i fshatit Duçiq.
Mark Milani, poet, etnograf etj. nga M.i Zi paraardhës i shqiptarëve të fisit Kuç në M. të Zi.
Borivoje Drobnjakoviq: ''Që nga gjysma e dytë e shek. XVIII përdoret emri Sudsloven nga filozofët e huaj. Më vonë në shek.XIX, ky emërtim filloi të përdoret...në kuptimin e një bashkësie gjuhësore...në publik fitoi popullaritet sdm. në Zagreb, ku zavendësoi emrin e mëparshëm Ilirët''. (Sllavët e Jugut deri në gjysmën e dytë të shek.XVIII quheshin Ilir. Më 1843 emri i mëparshëm ilir u zavendësua në Sudsloven-Sllavët e Jugut).
Asimilimi i shqiptarëve në serbë sipas hist.serbosllave përputhet edhe me hist.shqiptarë:
Skender Rizaj; ''Dinastia e Nemanjiqve... ajo është më origjinë shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Stefan Lazari sipas burimeve bizantine ishte ilir. Milosh Kopiliqi (Obiliqi), Vuk Branku (Brankoviqi), ishin shqiptarë-skizmatik''.
R. Doçi; ''Ka vëllazëri serbe e shqiptare të cilat pranojnë vetë se kanë prejardhje të përbashkët, që deri vonë kanë shkuar në mes veti në dekë e në drekë. Përjashtim bëjnë ardhacakët serbë (1918-1941). Si shqiptarët ashtu edhe serbët vendas në Kosovë kanë prejardhje të njejtë. Vetë fjala manastir nuk është me prejardhje sllave (serbe) por greke. Popullsia sllave (serbe) u formua në Kosovë gjatë shek. XVI-XVII e këndej nga një pjesë e vogël e popullit shqiptarë qe ndodhej përreth kishave e manastireve''.
Mark Krasniqi; ''J.Cvijiqi nuk i donte Karagjorgjeviqët, sepse mendonte se ata kanë prejardhje shqiptare nga Sangjaku. Kështu mendonin edhe disa historian serbë. Karagjorgjit prijësit legjendar të Kryengritjes I Serbe më 1804, vetë serbët ja kanë këputur kokën dhe ja kanë dhuruar pashait turk''.
Vilajeti i Kosovës përfshinte sanxhakun e Shkupit, Dibrës, Prishtinës, Prizrenit, Jeni-Novi Pazarit, Nishit dhe Pirotit. Sipas të dhënave të Min.së P.të Jashtmë të Greqisë, regjistrimi i vitit 1991 u falsifikua, në Maqedoni prej 2.300.000 banorë vetëm 250.000 janë maqedonë, ndërsa më se 800.000 janë shqiptarë, 600.000 bullgarë, 300.000 serbë, 200.000 vllehë 120.000 turq, dhe 60.000 të tjerë (M.Krasniqi).
Historianët serbë më objektiv kanë shkruar: sipas S. Ukës.
Milovan Spasiq; libri; Podaci o agrarnim odnosima hrišèana u oslobodjenim krajevima okruga toplièkog i vranjsog za vreme turske vlade, Gl.srpsk u cenog društva knj.71 Beograd 1890; ''Pasqyron strukturën etnike të popullatëa së qarkut të Toplicës, Prokupljës dhe Vranjës. Shënoi, 246 fshatra shqiptare. Fshatrat serbe asnjëherë nuk erdhën në konflikt me fshatrat shqiptare''.
M.Gj.Miliçeviq; libri; Kraljevina Srbije, Novi krajevi, Beograd 1884, knj. Kneževina Srbija II 1876. ''Kur flet mbi fshatin Ivankullë cekë se banorët shqiptarë ndodheshin aty prej Betejës së Kosovës 1389. Banorët e Ivankullës në krye me Ivan Begun jetojnë aty prej shek. XIV dhe janë me origjinë shqiptare. Shqiptarët u takojnë të tri konfesioneve, por shumica e tyre i takojnë atij mysliman, mandej ortodoks dhe një pakicë i përket konfesionit katolik. Arnautë ka sot në Turqi aq shumë sa (shumë) jemi ne serbët... Vendi i tyre quhet Arnautlluk (të tjerët i quajnë Arbanas dhe Albani. Kufiri i tyre fillon prej Sjenice dhe N.Pazari e deri në Prokuplje duke u shtrirë gjerë në Shkodër. Edhe vendi i tyre siç është Serbia ndonëse Arnautlluku është më i madh, ka më tepër vende të populluara''. Vepra është shkruar më 1876 para shpërnguljes.
Jovan M.Tomiç: libri; O Arnautima u Staroj Srbiji, Beograd 1913; '' Cekë praninë e banorëve shqiptarë të besimit të krishter në Prokuplje dhe Nishë ne shek. XVI.
Vuk Karaxhiq; ''Gjatë qëndrimit të vet në Serbi (Kragujevc) në vitin 1930 mblodhi 12 këngë popullore shqiptare''.
Vidosava Nikoliç-Stojançeviq: libri; Leskovac i oslobodjeni predeli Srbije 1877-8, Leskovac 1975, i knj. Etnièka demografska i socijalna struktura Niša posle oslobodjenja od turaka (1877, Leskovaèki zbornik br.XIII, Leskovac 1973; '' Në periferi të Nishit jetonin rreth 100 familje katolike shqiptare si banorë të përhershëm qysh prej shek.XVII deri në prag të luftrave ruso-turke dhe serbo-malazezo-turke 1876-8. Në Vranjë në prag të shpërnguljes kishte 800 shtëpi të popullatës islame. Leskovci kishte 1000 shtëpi shqiptare dhe turke. Në Ternë e tërë popullata e konfesionit islam e fliste gjuhën shqipe''.
J.F.Trifunovski: libri; Vranjska kotlina Skopje 1969.; ''Në Vranjë kishte shesh tregu me emrin "Arnaut Pazaresi" ose "Arnautska çarshia", siç kishte në Nish, Leskovc e gjetiu. Dardanët në Jug shtriheshin deri në T. Veles, kurse në Veri deri në Knjazhevac''.
Dragoslav Jankoviq: '' Të gjithë myslimanëve u ndalohet banimi në Serbi 1830-1838''.
Edhe disa historian antishqiptarë serbosllav pranojnë që nga Serbia dhe Kosova janë shpërngulur me dhunë shqiptarët dhe në vendbanimet e tyre janë sjellë serb e malazez
J. Cvijiç;'' Shkroi më 1878 në këtë Krahinë u shfaq rryma e madhe e muhaxhirëve nga viset e çliruara të Serbisë në vitet 1877-8. Pas luftës Ballkanike, pas çlirimit nga Turqia (1912) filluan të vendosen serbët dhe ti popullojnë vendbanimet e shqiptarëve të cilët u shpërngulën në Turqi.
Disa historian serbë pohojnë se as në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë sdm. para luftës austro-turke.
Shqiptarët nga regjimi dhe hist. serbosllave cilësoheshin turq, mysliman, plaçkitës, të egër, ardhacak nga Shqipëria e V. etj, me arsyetimin për shpërnguljen e shqiptarëve.
Termi Stara Srbija i krijuar në shek. XIX.
Edhe pa lexuar ne shqiptarët e dimë nga gjyshërit-prindërit tanë, që jemi shpërngulur me dhunë nga Serbia, ashtu edhe serbët e dinë edhe nga gjyshërit-prindërit e tyre që janë vendosur në vendbanimet shqiptare në Serbi, kurse ardhacakët serbë në Kosovë një pjesë e tyre ende janë gjallë. Vendbanimet e shqiptarëve ende i kanë emrat shqip në Serbi dhe në vendet e tjera ish jugosllave. Shqiptarët e serbizuar-sllavizuar me dhunë disa edhe tash i mbajnë mbiemrat Arnaut-Arnautoviqi( në Serbi), Arnautovski( në Maqedoni) etj. Ashtu shqiptarët e shpërngulur nga Serbia i mbajnë mbiemrat e vendbanimeve të mëhershme nga Serbia.
Hist.serbosllave-ortodokse pranon që pos Serbisë edhe Greqia dhe Mali i Zi janë bërë shtete në tokat shqiptare, tash ashtu edhe Maqedonia.
Edhe Greqia është bërë shtet në tokat shqiptare dhe shumica e banorëve grekë e kanë prejardhjen shqiptare.
M.i Zi është bërë shtet në tokat shqiptare, edhe më shumë se grekët banorët malazezë kanë prejardhje shqiptare.
Maqedonia edhe sot ka më shumë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare se sa vetë maqedonët.
Feliks Kanic aut. udhëpërshkruesi gjerman dhe mik i Serbisë. Libri, Serbia vendi dhe popullata: ''Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet: Nishi, Piroti, Vranja dhe Toplica iu bashkangjitën Serbisë. Kryshevci, Çupria, dhe Aleksinci që nga viti 1833 i takojnë Serbisë. Në tërë luginen e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti as një shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. Më 1858 edhe nga ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. Më 1858 Prokuplja kishte 500 familje myslimane (shqiptare), 300 kristiane, 10 hebreje, 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare-çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. Deri më 1878 lugina e Toplicës ishte mbuluar kryesisht me fshatra shqiptare. Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm dy të krishterë.
Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilën më 1878 e mori gati të shkretuar, në 2839 km2. në vitin 1905 u regjistruan 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.(Kosanica 19 ban. 1 km2.).
Sabit Uka; ''Për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri në v.1878 shkruajnë edhe studiues, diplomat e udhëpërshkrues të huaj:
Edmond Spenser Udhëpërshkruesi anglez, libri; Travelele in in Europen Turkey in 1850, 1-2, London 1851,shkroi për shqiptarët e Toplicës.
J.Von Hahn Udhëpërshkruesi e shkencëtari i njohur austriak në veprën e tij Reise van Belgrad nach Selaniki (Udhëtimi prej Beogradit për në Selanik) shkroi: për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Gjat viteve të 60-ta të shek. të kaluar i pat vizituar disa vise të Ballkanit (viset e shqiptarëve te Nishit, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë). Hahn vizitoi viset shqiptare të Prokupljes, Kurshumlisë, Pustarekës, Veternicës, Masuricës, Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës.Duke folur për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit e duke u thirrur në shkenctarët e kohës së vjetër: Heroditi, Strabonin, Platonin etj, i quajti ilir me nocionin dardanë, sipas tij edhe Dardania u emërtua me fjalën shqipe dardhë''.
Posa erdhi në pushtet Millosheviqi në Kosovë formoi komuna të reja sdm.serbe në Veri dhe brendësi të Kosovës, për qëllime politike. Komunat serbe në Veri me qëllim ndarjen e Kosovës veriore, komunat serbe në brendësi për ta minuar Kosovën nga brenda. Prandaj udhëheqësit e Kosovës dhe B. Ndërkombëtare-UNMIK është dashur t'i shfuqizojnë komunat serbe të krijuara nga koha e Millosheviqit. Për kundër shfuqizimit të komunave serbe të kohës së regjimi të Millosheviqit udhëheqësit tanë dhe B. Ndërkombëtare pranuan të formohen ende komuna tjera serbe.
Serbët ardhacak nuk janë shpërngulur nga Kosova siç thotë regjimi serb deri ne OKB mbi 200.000, por serbët janë të grumbulluar nëpër enklava sdm. ne Veri.
H. Islami ''Studime demografike Prishtinë 2005'' fq. 336 shkruan: Iniciativa Evropiane për Stabilitet në Ballkan (ESI) përsëri bënë me dije se nga Kosova për pesë vjetët e fundit janë larguar 65 mijë e jo 200 mijë serbë sa thonë autoritetet e Beogradit.
Myslim Islami; ''Kontributi shqiptarë nuk ka qenë i pakët për Europën, mjafton të kujtojmë Europën e Gj.K.Skënderbeut apo faktin që popullsinë sot duhet ta kishim sa Anglia, dmth. mbi 60mil. banorë, por luftrat e pandërprera e pushtimet shekullore të tri perandorive kanë shkaktuar që sot ne Shqipëri të jetojnë 4milionë, 12milionë në Ballkan duke futur edhe shqiptarët e shpërngulur e të vendosur në Turqi, dhe 17-20milionë të shpërndarë në të pestë kontinentet.
Për shqiptarët e shpërngulur në tërë botën asgjë, kurse për serbosllavët ardhacak bëhet bujë deri në KS të OKB-së.
Për lëvizjen e koncepteve në kontest të fakteve të lartëshënuara ndoshta janë edhe arsyet që Greqia, M.i Zi dhe Maqedonia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo vetëm kaq, por pos Serbisë edhe këto tri vende kanë pretendime teritoriale ndaj tokave të mbetura shqiptare.
Përkundër shpërnguljes së shqiptarëve dhe kolonizimit serb në Kosovë, Kosova së paku është multietnike nga shumë vende të botës, prandaj nuk është dashur të cilësohet e tillë .
Kosova vetëm emrin e ka pavarësi, është nën nivelin e Kushtetutës së 74-tës.

Literatura:

Grup aut. Historia e Shteteve dhe e të drejtave të popujve Jugosllavë, bot. Beograd-Prishtinë 1979.
Feliks Kaniæ, Srbija Zemlja i Stanovništvo, ...Bernh...1909, Beograd 1986.
K.Jireæek, J.Radoniæ; Istorija Srba, Beograd 1978.
Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A-Bib, Zagreb 1984.
Nova Enciklopedija 1, A-K, Beograd 1972.
Jugoslovenski Leksikografski Zavod A-Z, Zagreb 1974.
Nova Enciklopedija Jugosllavije, Zagreb 1965.
Kosovo nekad i danas - Kosova dikur e sot, Begrad 1973 (Grup aut. serbë dhe shqiptarë).
Živadin Jovièiæ, Srbija Geografska Stvarnost i Vizija, Beograd 1992.
Borivoje Drobnjakoviæ, Etnologija naroda Jugoslavije, Beograd 1960.
Stevana Duèiæa, Život i obiæajni plemena Kuèa, Beograd 1931.
Mark Krasniqi, Mbështetje shkencore, Prishtinë 1995.
Skender Rizaj, Falsifikimet e Historiografisë serbe, Prishtinë 2006
Sabit Uka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia 1/7 e v.tj., Prishtinë.
Sadulla Brestovci, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe-malazeze (1830-1878), Prishtinë 1983.
Rexhep Doçi, Iliro-Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Prishtinë.
Mark Milani, Legjenda për shqiptarët, Prishtinë 1971.
Vuk Stefan Karadjiæ, Crna Gora i Boka Kotorska, Stuttgart 1837, Beograd.
V. S. Karadjiæ, Izabrana Dela, Beograd 1964.
ASHAK, Jeta dhe vepra e V.Karaxhiqit-Zivot i delo V. Karadjica, Prishtinë 1988.
Protokol Kneza Miloša Obrenoviæa 1824-1825, Beograd 1973.
Jovan Cvijiæ, Naselja i Poreklo Stanovništva, knj. 15, 23, 25, 28, 32, 33, 34., Beograd.
P.Z. Petroviæ, Stanovništvo arbanaskog porekla u doline Raške Albanaloska istraživanja, Prishtinë 1962.
Stojana Novakoviæa, Srbi i Turci XIV i XV veka, Beograd 1933.
Petra Z.Petroviæa, Život i obièaji narodni, Beograd 1948.
Milenko S. Filipoviè, Persida Tomiæ, Gornja Pèinja, Beograd 1955.
Ilija M.Jeliè, Trakovi Gostinske Obljube, Beograd 1931.
Tihomir Djordeviæ, Nas Narodni Život, Beograd 1931.
Grup aut. Srbija 1978 Dokumenti, Beograd 1978.
Mate Radosavljeviæa, Srpske Zadruge, Beograd 1886.
Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shek. XX, Tiranë 2004.
Andrija Nikiæ, Stanje na Kosovu od 1840 do 1890, Split 1980.
Sreten V.Vukosavljeviæ, Organizacija Dinarskih Plemena, Beograd 1957.
Milisav Lutovac, Migracije i Kolonizacije u Jugoslaviji u prošlosti i sadašnjosti, Beograd 1958.
Vasa Èubriloviæ, Terminologija Plemenskog Društva u Crnoj Gore, Beograd 1959
Milovan Obradoviæ, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Pristina 1981.
Radovan Zogoviæ, Došljaci... , Priština 1968.




Historia e barbarizmit shekullor sllav ndaj shqiptareve 
-------------------------------------------------------------------------------- Masakrat. Historia më se 160-vjeçare e barbarizmave sllave ndaj shqiptarëve VELI HAKLAJ 22/10/2007 - gazeta Metropol Dëshmi tronditëse të barbarizmave çnjerëzore Shpallja e pavarësisë së Kosovës është sot kryefjala e të gjitha kancelarive kryesore diplomatike dhe qendrave vendimmarrëse në botë. Në këto ditë të ardhshme, pritet të marrë zgjidhje raporti dramatiko-tragjik mes serbëve dhe shqiptarëve. Ky raport u ndërtua përmes një ballafaqimi shekullor të dy strategjive të kundërta: të asaj serbomadhe në agresivitet e shfarosje të shqiptarëve dhe të asaj shqiptare në vetëmbrojtje e vetëqenie. Genocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore, më 1844, me programin “Naçertanija“ të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, për të vazhduar me programin e kolonizimit të shqiptarëve, prezantuar në formë memorandumi Parlamentit në Beograd, më 7 mars 1937 nga akademiku Vaso Çubrilloviç. Këto platforma ideologjike dhe të tjera që dolën në vitet ‘80 dhe ’90 të shekullit të kaluar kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Jugosllavi. Në luftën serbo-turke, 1876-1878, agresionet e forcave të organizuara serbe sollën pasoja shfarosëse për shqiptarët në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Në kujtesën e bashkëkohësve të atyre viteve llogariteshin 35 000 viktima shqiptarë të çdo moshe e seksi. Ishte fakt se fshatra, qytete e krahina të tëra zbrazeshin nga këto tmerre. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje thjeshtë shqiptare e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan me tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi me 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Përkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan; nga 67 fshatra me 1 531 shtëpi shqiptare u shpërngulën rreth 12 480 banorë. (Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1980, fq. 142). Në vitet 1912-1913 dhe në vijim politikat shfarosëse ndaj shqiptarëve marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Më 12 nëntor të 1912-ës shkruhej se në afërsi të Shkupit, 2000 dhe jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë myslimanë u masakruan. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u masakrua. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë periudhës 18 tetor-12 nëntor 1912 u zhdukën nga terrorizmi masiv serb 5 000 shqiptarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9) Në krahinën e Lumës u shkatërruan 27 fshatra dhe u vra popullata deri tek fëmijët. Këtu u kryen mizoritë më të tmerrshme që njeh lufta shfarosëse kundra shqiptarëve. Këtu ndodhi që gratë dhe fëmijët, të mbështjellë me kashtë, u dogjën të lidhur përpara syve të burrave dhe baballarëve të tyre të lidhur. Grave shtatzëna u nxirreshin në mënyrë të tmerrshme fëmija nga barku dhe kalohej në bajonetë. Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16). Ngjarje të tilla tronditëse kemi në vijimësi deri në Luftën e Dytë Botërore, ku pardoksalisht, nën pushtimin e të huajve fashisto-nazistë, shqiptarët në Kosovë fillojnë të ndihen më mirë dhe të shijojnë ëndrrën e bashkimit me trungun amë. Kapitullimi i Jugosllavisë, prill 1941, krijoi një gjendje të re në Ballkan. Ky shtet u copëzua nën ndikimin Italo-Gjerman. Mbretëria shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve të Kosovës, çka solli një gjendje të re për hapësirën shqiptare, duke rritur shkëmbime në të gjitha fushat, të cilat ishin ndërprerë që nga vitit 1912. Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijua Ministria e Tokave të Liruara, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943. Në Qeverinë e Ekrem Libohovës (18 janar-11 shkurt 1943) emërohet ministër sekretar shteti për Tokat e Liruara Ismet Kryeziu. (Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-1905, Tiranë 2006, fq. 470) Emërimi i Ismet Kryeziut në këtë post ministror nuk ishte rastësor. Në biografitë e ministrave të rinj të kabinetit Libohova, gazeta “Tomori” jep këto të dhëna për Ismet Kryeziun: Lindi në Gjakovë, në vitin 1889, bir i një prej familjeve më të njohura të asaj krahine. Mbasi ndoqi studimet fillore dhe të mesme në qytetin e lindjes e plotësoj përgatitjen e vet në Stamboll. Kur u kthye në atdhe (Kosovën nën Serbi), zgjidhet deputet, por në Shkupcinë të Beogradit, qeveritarët serbë i përgatisin atentate prej të cilave shpëtoi mrekullisht. Më 1926 kaloj kufirin dhe u emërua prefekt në Berat dhe pastaj me radhë në Vlorë, Durrës e Korçë. Më 1936 u zgjodh deputet i Kosovës në Parlamentin shqiptar. Më vonë u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit dhe tani së fundi zëvendësprefekt në Durrës. (Gazeta “Tomori”, 20 janar 1943) Më datë 17 shkurt 1943, pasdreke zhvillohet mbledhja e përgjithshme e parakohshme e Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ, ku Kryeministri i sapoemëruar, Maliq Bushati paraqiti programin. Ai, ndër të tjera, theksoi: “…Me qëllim që të mblidhen tok të gjithë qytetarët e ndershëm dhe besnikë të Atdheut edhe të ngrehur kështu ma të fortën mbrojë në mbrojtje të independencës e të integritetit etnik të kombit tonë, është vendosur të themelohet “Rojën e Shqipërisë së Madhe”, që do të jetë organizata totalitare e shtetit shqiptar…Prandaj është detyrë e të gjithë nacionalistëve shqiptarë ta ndihmojnë Qeverinë në ndëshkimin e pamëshirshëm të atyre q veprojnë në dëm të Shqipërisë së Madhe…Është detyrë e nacionalistëve të ndihmojnë me mish e me shpirt veprimet e ushtrisë kur ajo të thërrasë për të mbrojtur brenda Atdheut ose në kufijtë e Atdheut, Shtetin Shqiptar… Një ndër pikat e programit të Qeverisë Bushati ishte: -Ta vinim Shqipërinë e Madhe në kondita për t‘u mbrojtur nga çdo rrezik i brendshëm e i jashtëm që mund t’i kërcënohet. I pari që mori fjalën mbas Kryeministrit ishte këshilltari epror z. Ibrahim Fehmiu, përfaqësues i Kosovës, duke thënë: Populli kosovar, në lidhje të pazbërthyeshme me krejt popullin shqiptar, një mendjeje dhe një shpirti me të, përshëndet deklaratat programatike të Qeverisë Bushati zotimin e bujshëm të kryerit të aspiratave të shenjta të të gjithë kombit shqiptar…Ne kërkojmë në emër të popullit që përfaqësojmë, prej Qeverisë sonë një gjë të vetme: Që ajo t’i përvishet me gjithë fuqi punës së zbatimit të rrufeshëm të të gjitha pikave të programit të saj. Këtë kërkim e bëjmë të gjithë njëzëri në një çast historik si ky i tashmi, bash pse mbas masakrave të tmerrshme që pësoj një krahinë shumë e gjerë e tepër fisnike e Shqipërisë, ku u kositën si bari mijëra e mijëra fëmijë, gra e burra, pleq e plaka nga furia e egërsisë së mbrapshtë sllave, nga çetnikët serbo-malazezë. Në këtë çast lajme të hidhëta, shumë të hidhëta, po arrijnë nga kufijtë tonë. Prapë po përgatiten sulme të mëdha kundër krahinave të veriut, d.m.th. Prishtinës, Pejës, Plavës, Gucisë dhe Shkodrës. Koha nuk pret. Çdo minutë e që vjen, mund të jetë e kobshme për të ardhmen tonë të përgjithshme dhe për popullin kosovar të kërcënuara drejt për drejt veçanërisht…” (Gazeta “Tomori”, 18 fruer 1943) Ndërkohë që me dekret të Kryetarit të Këshillit të Ministrave krijohet një komision nën kryesin e shkëlqesës Iljaz Agushi dhe me anëtarë shkëlqesat Mustafa Merlika-Kruja e Dhimitër Berati, si dhe z. Hasan Dosti, Patër Anton Arapi, Hamdi Kazazi e Thoma Luarasi me qëllim që të mbledhë të gjitha dokumentet e shtypura në çdo gjuhë që të ndodhen e gjithçka mund të shërbejë për të vërtetuar shqiptarizmin e Kosovës. (Gazeta “Tomori”, 5 maj 1943) Paralel me veprimet e mësipërme, nga ana e prefektëve në Tokat e Liruara, me porosi të pushtetit qendror, ju kërkua kryetarëve te komunave në Kosovë që të dokumentonin barbarizmat sllave të bamë ndër shqiptarë nga viti 1912 e në vazhdim. Përgjigjet e ardhura shpalosin një pjesë të tragjedisë së popullit kosovar nën sundimin serb. Dosja 58, e cila ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara), Viti 1944. Shteti Shqiptar Komuna Lubizhdës Nr. 324 Prot. Lubizhdë, më 10. 01.1944 P. T. Prefekturës Prizren Përgjigje e urdhrit nr. 1063, datë 17. VII. 1943. Kemi nderin që t’iu paraqesim mbi sa kërkohet me urdhrin e sipër si më poshtë vijon: 1. Në vitin 1913 janë prerë me sëpata prej ushtrisë jugosllave të bashkuar me serbët e vendit personat që poshtë shënohen: Mulla Adem Hoxha, Isuf Hoxha, Xhem Hoxha, Beqir Hoxha, Adullah Dema, Shaban Dema, Ahmet Rahmani, Shaban Mehmeti, Bafti Hajdari, Mustaf Hajdari, Isuf Hajdari, Miftar Hajdari, Tahir Dervishi, Zyber Hoxha, Vejsel Hoxha, Rexh Iliazi, Fetah Muça, Fazli Fetahi me të birin, Hysen Rama, Smajl Rama, Jashar Arifi, Ali Hasani, Hasan Alija, Isuf Etemi, Adem Haliti, Qerim Rama, Selim Rama, Ram Jemini, Abaz Iliazi, Syl Abazi, Abaz Iliazi, Syl Abazi, Arif Shabani, Hajrullah Arifi, Abdullah Arifi, Shaban Arifi, Rexhep Uka, Bislim Bajrami, Liman Murtezi, Tahir Mala, Salih Ademi, Bajram Hajdari, Ali Hajdari, Shaban Zenuni, Hajra Shabani, Haxhi Jemini, Sinan Haxhija, Sherif Rahmani, Rexh Rahmani, Hazir Ademi, Imer Bajrami, Dem Alija, Imer Maliqi, Halit Imeri, Sadri Ademi, Kadri Ademi, Bajram Syla, Hysen Beqiri, Mullah Hyseni, Destan Beqiri, Azem Rexhepi, Selim Rexhepi, Hajdin Rexhepi, Ahmet Mehmeti, i cili është varrosur në derë të kishës, Bajram Abdyli, Rexh Arifi, Ali Uka, të gjithë nga katundi Kabash. Personat e lartpërmendur janë premë në kishën e Kabashit me sakica prej ushtrisë jugosllave të bashkuar me serbet e vendit. Si komandant i vullnetarëve serb ishte Spiro Delloci nga katundi Delloc i komunës së Mushtishtit. Po atë ditë kanë djegur në zjarr Kaden, e shoqja e Ali Hajdarit, si dhe Haken e Muharrem Rexhepit, të dyja nga katundi Kabash. 2. Në vitin 1913, në katundin Korishë, prej serbëve të vendit, duke pasur si komandant Spiro Dellocin, janë marrë edhe janë vrarë në një përrua të quajtur Sherif Haxhija, Zeqir Asllani, Berat Abdyli, Sahit Abazi, Abaz Sahiti, Jashar Haziri, Brahim Rexhepi e Imer Muhaxheri. 3. Në vitin 1913, në katundin Lutogllavë janë marrë të quajturit Pren Çeta e Zef Çeta, prej ushtrisë jugosllave. Pren Çeten e kanë prerë me sëpatë tek kisha e Kabashit, kurse të vëllanë e tij, Prenin, e kanë pushkatuar afër Prizrenit. 4. Në vitin 1913 është vrarë një i quajtur Idriz Abdullahi nga katundi Skorobisht prej një të quajturi Mila Verbiçan. Edhe Azem Baftjari nga katundi Skorobisht ëshët vrarë prej serbëve të katundit Lubizhdë sepse ka qenë atdhetar. 5. Në vitin 1918, me kthimin e serbëve në viset e Kosovës, janë mbytur me dajak prej Naçallnikut të Prizrenit, Matijeviqit, të quajturit Shaban e Jemin Mustafa nga katundi Korishë. Po në vitin 1918, me urdhër të Naçallnikut, Matijeviqit, janë pushkatuar prej Vuksan Cvetkit, nga katundi Smaq, të quajturit Adem Murati, Ahmet Rustemi e Ahemt Sahiti. 6. Në vitin 1921 janë vra të quajturit Mahmut Haliti, Rexh Sahiti e Brahim Ademi, nga katundi Kabash, prej sekretarit të Naçallnikut, Zhivanoviqit, e burgosë e vdekur në burg të quajturit Isuf Uka, Shaqir Abdyli, Xhem Bajrami e Ali Hasani, po nga katundi Kabash. 7. Në vitin 1925 janë vrarë prej sekretarit të Naçallnikut të Prizrenit të quajturit Hamëz Rama e Selim Bilali nga katundi Skorobisht, duke u falur në xhami. 8. Në vitin 1926 është mbytur në mal me sëpata Asim Rexha nga katundi Gerniçar, prej serbëve të katundit Dojnicë të kësaj komune. 9. Në vitin 1930 janë marrë e internuar në Nish të quajturit Haxhi Jaha, Kamber Jaha e Selman Sallahi, nga katundi Gerniçarë, dhe mbas gjashtë vjetëve, prej dajakut, kanë vdekur në burg në Nish. Kryetari iKomunës/Shyqyri Kabashi/ d.v. Vërtetohet Kryesekretari i Prefekturës /Niko Lafe/ Prizren, më 30-X-1944 (AQSH, Fondi 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara), Viti 1944, Dosja 58, fleta 1) L I S T A E personave shqiptar të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, në kohën e shkatërrimit të ish-regjimit jugosllav, më datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. Nr. Emni e mbiemni Vendbanimi Besimi Data e mbytjes Vërejtje 1. Ndue Frrok Prendi Kushovac Katolik 12. IV. 1941 2. Prenk Bardhok Ndou Dol „ „ 3. Dedë Cuf Hoshi „ „ „ 4. Musë Cuf Hoshi „ „ „ 5. Nikoll Mark Biba „ „ „ 6. Lekë Mark Biba „ „ „ 7. Gjok Prekë Lleshi „ „ „ 8. Tun Ndrek Paluca „ „ „ 9. Ndue Prenk Tahiri „ „ 13. IV. 1941 10. Lilë Prenk Tahiri „ „ „ 11. Hajdar Ali Mustafa „ Mysliman „ 12. Tom Ndoc Beshi „ Katolik „ 13. Palush Ukë Bezhi „ „ „ 14. Martin Zef Marku „ „ „ 15. Gjok Nikoll Leka „ „ „ 16. Nikoll Prend Nikolla „ „ „ 17. Frrok Prek Kizma „ „ „ 18. Ded Prek Nikolla Kusar „ „ 19. Gjon Prek Nikolla „ „ „ 20. Simon Gjok Nikolla „ „ „ 21. Kol Gjok Nikolla „ „ „ 22. Tom Gjok Nikolla „ „ „ 23. Çun Dedë Ndreca „ „ „ 24. Franë Ndrec Deda „ „ „ 25. Ndue Nikol Ndou „ „ „ 26. Frok Prend Ndreca „ „ „ 27. Marash Kol Maksuti „ „ „ 28. Frok Nikol Ndoci „ „ „ 29. Zenel Abdyl Rustemi Brekoc Mysliman „ Plagos 30. Zef Tuc Marku Kusar Katolik „ I vdekur 31. Ndrec Nikoll Marku „ „ „ Plagos 32. Dila Zef Ahmeti Dol „ „ Plagos 33. Zoja Tun Zefit „ „ „ Plagos Kryetari i Komunë Ndue Perlleshi d.v. Brekoc, më 18. I. 1944 Vërtetohet Kryesekretari Prefekturës /Niko Lafe/ Prizren, më 30-X-1944 (AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 2)
 
 
  Navigacioni
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Faqe tjera
















5410 visitors (12167 hits)



Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden